RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shqipëri, mbyllet procesi i votimit për zgjedhjet e pjesshme lokale

shqiperi,-mbyllet-procesi-i-votimit-per-zgjedhjet-e-pjesshme-lokale

Në Shqipëri është mbyllur procesi i votimit për zgjedhjet e pjesshme lokale në disa bashki të vendit, raporton Anadolu.

Zgjedhjet për kryetarë të bashkive u mbajtën në bashkitë Vlorë, Tepelenë, Cërrik, Mat dhe Berat.

Qendrat e votimit u hapën zyrtarisht në orën 07:00 dhe u mbyllën në orën 18:00, ndërkohë pas dorëzimit të materialeve zgjedhore pranë komisioneve të zonës së administrimit zgjedhor do të fillojë procesi i numërimit të votave.

Sipas të dhënave zyrtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), të drejtën e votës në zgjedhjet e pjesshme lokale e kishin 334.559 zgjedhës.

Sipas të dhënave paraprake të KQZ-së, pjesëmarrja në zgjedhje deri në orën 18:00 ishte 18,72 për qind.

Ndërkohë, gjatë ditës së nesërme pritet të shpallen rezultatet paraprake të zgjedhjeve të pjesshme lokale.

Në këto zgjedhje garon partia në pushtet, Partia Socialiste, ndërkohë partia më e madhe e opozitës, Partia Demokratike, mbështeti kandidatët e pavarur.

Vakancat në bashkitë në fjalë u krijuan për shkak të dorëheqjes së kryetarëve të bashkive, të cilët të disa u zgjodhën deputetë në zgjedhjet e 11 majit 2025, ndërsa zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës u pezulluan nga Gjykata Kushtetuese.

Related posts

Kosova ndalon importin e shpezëve dhe produkteve të tyre nga Gjermania

RTI

Evropa po përjeton periudhën më të thatë në 500 vitet e fundit

admin

OBSH klasifikon si kancerogjen ëmbëltuesin e përdorur gjerësisht nga industria e pijeve dhe ëmbëlsirave

admin