RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Rama shpall fitoren: Fitoi kultura demokratike mbi personalitetin

rama-shpall-fitoren:-fitoi-kultura-demokratike-mbi-personalitetin

Përparim Rama, kryetari i ri i Prishtinës nga LDK-ja, ka falënderuar qytetarët pas fitores ndaj Hajrulla Çekut të Vetëvendosjes në raundin e dytë të zgjedhjeve.

Rama tha për qytetarët e kryeqytetit:

“E dashura Prishtina ime – falënderimet e mia. Sonte është festa e qytetit tonë, e shpresës, unitetit dhe demokracisë. Sonte festojmë të gjithë qytetarët e Prishtinës pa dallim bindjesh. Kjo është fitorja e pjekurisë së Prishtinës. Sot fitoi kultura demokratike mbi kultin e individit.”

Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe qytetarisë politike:

“Sot fitoi qytetari që kërkon bashkëpunim, e jo bllokim. Fitoi demokracia mbi kultin e individit. Fitoi civilizimi politik. Me përulësi ju falënderoj për besimin e dhënë. Ju më nderoni, por edhe përgjegjësia është e dyfishtë. Përshëndes Çekun dhe e ftoj të reflektojë me frymë qytetarie. Qytetarët nuk meritojnë pengesa, por punë të përbashkët.”

Kjo fitore i siguron LDK-së udhëheqjen e Prishtinës për katër vitet e ardhshme.

Related posts

Rusia: Mundësia është e ulët për zgjatjen e marrëveshjes së drithit

admin

Kurti i gatshëm për takim me Vuçiqin, BE merr parasysh kushtet për Asociacionin

Muhamet Ramadani

Enver Hoxhaj kërkon shtyrjen e Konventës së PDK-së: Partia ka nevojë për drejtim të ri, jo skema të vjetra

RTI