RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Bullgaria, sërish në zgjedhje të parakohshme

bullgaria,-serish-ne-zgjedhje-te-parakohshme

Dështon tentativa për krijimin e qeverisë së re

Bullgaria në pranverë do duhet të shkojë sërish në zgjedhje të reja parlamentare, të pestat brenda dy viteve.

Kjo pasi as Partia Socialiste nuk pati sukses në tentativat për të formuar Qeverinë. Socialistët njoftuan se kishin bërë përpjekje maksimale të sigurojnë mbështetje duke vendosur prioritete të qarta kombëtare, por pa mundur të krijojnë një shumicë për formimin e qeverisë së re.

“Kërkuam zgjidhje ta tërheqim vendin nga krizat e panumërta, më së shumti nga kriza politike. Shqyrtuam të gjitha mundësitë dhe vendosëm që mandatin t’ia kthejmë presidentit”.

Në formimin e qeverisë së re më parë kishin dështuar edhe dy partitë më të mëdha, GERB dhe “Vazhdojmë me ndryshimet”, e ish-kryeministrit Kiril Petkov.

Kriza me qeverinë do të ndikojë në planet e Bullgarisë që t’i afrohet Eurozonës në vitin 2024 dhe do të anulojë shumë nga reformat e nevojshme për luftën kundër korrupsionit. Presidenti bullgar, Rumen Radev, brenda dy muajve duhet ta shpërndajë parlamentin dhe të shpallë zgjedhjet e reja.

Related posts

Gjermani: Skandali tatimor “Cum-ex” nuk e lë të qetë kancelarin Scholz

admin

“Rregullat e lojës kanë ndryshuar”- Paralajmërimi i presidentit Macron: Evropa është e vdekshme, i duhet mbrojtje më e fortë

admin

Ministria turke e Mbrojtjes: Një dron që ishte jashtë kontrollit u rrëzua në Detin e Zi

Muhamet Ramadani