RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kolonët izraelitë djegin pemë ulliri në jug të Nablusit

kolonet-izraelite-djegin-peme-ulliri-ne-jug-te-nablusit

Kolonë izraelitë dogjën dhjetëra pemë ulliri në fshatin Majdal Bani Fadil, në jug të qytetit Nablus, mbrëmjen e së dielës.

Sipas kreut të këshillit lokal, Rami Nassar, zjarri u shkaktua nga kolonët e një vendbanimi të ri, të ngritur rreth pesë muaj më parë në tokat e fshatit. Ai shtoi se kolonët, nën mbrojtjen e ushtrisë izraelite, penguan banorët vendas të fiknin flakët.

Sipas të dhënave të Autoritetit për Rezistencën ndaj Murit dhe Vendbanimeve, gjatë muajit tetor janë regjistruar 2,350 sulme nga ushtria dhe kolonët izraelitë, përfshirë djegien e fushave, shkatërrimin e pemëve dhe konfiskimin e tokave palestineze. /mesazhi

Related posts

Presidenti Erdoğan zhvillon bisedë telefonike me homologun rus

admin

Plagosja në Shtërpcë: Reagon Bashkimi Evropian

admin

Kaliforni, 4 të vrarë dhe 10 të plagosur nga të shtënat me armë

RTI