RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Egjipti voton për zgjedhjet parlamentare

egjipti-voton-per-zgjedhjet-parlamentare

Nesër në Egjipt nis raundi i parë i zgjedhjeve parlamentare për Dhomën e Përfaqësuesve, në një proces që do të zhvillohet në dy faza.

Parlamenti egjiptian ka gjithsej 596 vende, nga të cilat 284 zgjidhen individualisht, 284 përmes listave partiake, ndërsa 28 deputetë emërohen nga presidenti. Ligji parashikon që një e katërta e vendeve t’u takojë grave.

Zgjedhjet mbahen në prag të përfundimit të mandatit të tretë të presidentit Abdel Fattah el-Sisi, dhe konsiderohen si një test politik për rolin që parlamenti mund të luajë në formësimin e politikave të vendit në vitet e ardhshme. /mesazhi

Related posts

Japonia prezanton planin e ri të armatimit, më i madhi që nga Lufta e Dytë Botërore

admin

Turqia denon vendosjen e aeroplanmbajtëses amerikane: “Çfarë do të bëjë?”

admin

Osmani pritet nga presidenti malazez Gjukanoviq

admin