RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Sulmi me dron izraelit godet një makinë në Libanin jugor

sulmi-me-dron-izraelit-godet-nje-makine-ne-libanin-jugor

Një dron izraelit ka sulmuar një automjet pranë zonës al-Bisariya në Libanin jugor, raporton Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Libanit.
Sipas burimeve lokale, nga sulmi ka të plagosur, por nuk janë dhënë ende detaje mbi gjendjen e tyre.

Pavarësisht armëpushimit të arritur në nëntorin e vitit të kaluar, Izraeli vazhdon të kryejë sulme pothuajse të përditshme kundër caqeve që pretendon se i përkasin Hezbollahut në Libanin jugor.

Të paktën katër persona u vranë fundjavën e kaluar në sulme të ndara me dron nga ushtria izraelite në të njëjtin rajon. /mesazhi

Related posts

Përfaqësuesit qeveritarë të Maqedonisë së Veriut vlerësojnë bashkëpunimin me SHBA-të

admin

KFOR-i për situatën në veri: Me rëndësi të shmanget përshkallëzimi i ri, rruga drejt paqes është dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit

admin

U arrestua në Francë/ Themeluesi i Telegram, Pavel Durov lirohet nga paraburgimi

admin