RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Papa takohet me viktimat e abuzimit seksual nga klerikët

papa-takohet-me-viktimat-e-abuzimit-seksual-nga-kleriket

Papa Françesku ka zhvilluar një takim privat me viktimat e abuzimit seksual nga klerikët gjatë qëndrimit në Portugali.

Vatikani bëri me dije se takimi, i mbajtur në misionin diplomatik të Selisë së Shenjtë në Portugali, përfshiu 13 viktima të abuzimit dhe zgjati më shumë se një orë. Të pranishëm ishin edhe zyrtarë të Kishës Portugeze përgjegjëse për mbrojtjen e të miturve, raportoi BBC.

Në një shërbim të mbrëmjes në Lisbonë, Papa tha se Kisha duhet të dëgjojë “klithmën e ankthshme të viktimave”, ndërsa shtoi se “skandali na thërret në një pastrim të përulur dhe të vazhdueshëm” dhe se zemërimi i përhapur mbi të kishte kontribuar në një shkëputje në rritje nga praktika e besimit”.

Në shkurt, një komision i pavarur i ngritur nga Kisha Katolike në Portugali publikoi një raport që dokumentonte përvojat e 564 personave që thanë se ishin abuzuar nga priftërinjtë ose zyrtarë të tjerë të Kishës, teksa u shqyrtuan rastet që datonin nga 1950-ta.

Një raport i këtij viti arriti në përfundimin se të paktën 4,815 fëmijë ishin abuzuar në Portugali dhe se Kisha kishte kërkuar “sistematikisht” ta fshehë këtë çështje.

Papa Françesku ndodhet në Portugali për të shënuar Ditën Botërore të Rinisë, një festival njëjavor i ngjarjeve fetare dhe kulturore që organizohet nga Kisha çdo disa vjet në qytete anembanë botës. /syri

Related posts

“Nuk po bëjmë mjaftueshëm”- Stoltenberg: NATO duhet të shtojë ndihmat ushtarake për Ukrainën

admin

Pilotët e kompanisë Lufthansa nisin grevën 48-orëshe

Muhamet Ramadani

Nipërit e skllavopronarëve britanikë i bëjnë thirrje qeverisë të kërkojë falje

admin