RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Gjykata i vazhdon paraburgimin edhe për dy muaj Shehollit, i dyshuar për spiunazh

gjykata-i-vazhdon-paraburgimin-edhe-per-dy-muaj-shehollit,-i-dyshuar-per-spiunazh

Gjykata Themelore e Prishtinës i ka vazhduar paraburgimin edhe për dy muaj Fatmir Shehollit, i arrestuar si i dyshuar për spiunazh në favor të BIA-s serbe. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

“Pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurit F.SH., gjyqtari i procedurës paraprake, pas shqyrtimit të kërkesës më 07 nëntor 2025, përmes aktvendimit ka aprovuar kërkesën e PSRK-së, duke i vazhduar masën e paraburgimit edhe për 2 muaj”, tha Gashi.

Fatmir Sheholli u arrestua më 09 tetor 2025 dhe një ditë më pas, më 10 tetor, gjykata i kishte caktuar një muaj paraburgim.

Ai dyshohet se ka vepruar sipas udhëzimeve të zyrtarit të lartë të BIA-s serbe, Bojan Dimiç, duke mbledhur dhe shpërndarë informacion rreth pronave, aktiviteteve biznesore dhe funksionimit të institucioneve në Kosovë.

Në dosjen e Prokurorisë Speciale thuhet se Sheholli ishte i rekrutuar nga BIA dhe kishte ofruar ndihmë të vazhdueshme për këtë shërbim të huaj, duke marrë informacione që më pas i shpërndante edhe në media online në Kosovë. Ai ishte nën hetime nga gushti i vitit 2024 dhe ishte edhe në përgjim fizik.

Gjatë bastisjeve të Policisë së Kosovës më 9 tetor 2025 në banesën e Shehollit janë sekuestruar një numër i pajisjeve elektronike, dokumentacion dhe sende të tjera të cilat do të dërgohen në ekzaminim.

Dosja e Prokurorisë tregon se Sheholli kishte marrë para nga Fondi Special Operativ i AKI-së, në disa raste deri në mbi 500 mijë euro, të cilat ishin dorëzuar nga ish-drejtorët e këtij institucioni, Driton Gashi, Shpend Maxhuni dhe Kreshnik Gashi në periudhën kohore 2017 – 2020.

Related posts

Komisioni për Arsim përfundon me përplasje, por pa zgjidhje për të dalë nga greva

admin

Rinis kërkimi për avionin MH370 të Malaysia Airlines, hetime të reja pas rreth 10 vitesh nga zhdukja misterioze

admin

Manifesti që tronditi drejtësinë amerikane…

admin