RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Netanyahu takohet me dhëndrin e Trumpit për armëpushimin në Gaza

netanyahu-takohet-me-dhendrin-e-trumpit-per-armepushimin-ne-gaza

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u takua me Jared Kushner, dhëndrin e presidentit të SHBA-së Donald Trump, për të diskutuar mbi armëpushimin e arritur në Rripin e Gazës më 10 tetor, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga Zyra për media e kryeministrit thuhet se takimi midis Netanyahut dhe Kushnerit filloi në zyrën e kryeministrit izraelit në Kudsin Perëndimor.

Nuk janë publikuar detaje lidhur me përmbajtjen e takimit, në të cilin mori pjesë edhe ministri izraelit për Çështjet Strategjike, Ron Dermer.

Ndërkohë, në lajmet e mediave lokale u raportua se pritet të diskutohet procesi i armëpushimit në Gaza, i cili ka hyrë në muajin e dytë. Dhëndri i Trumpit, Kushner po zhvillon vizitën e tij të dytë në Izrael që nga fillimi i armëpushimit më 10 tetor.

Kushner vizitoi Izraelin me përfaqësuesin special të Trumpit për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, pas armëpushimit të 10 tetorit.

Related posts

Gruas së re i aprovohet kërkesa për t’i dhënë fund jetës përmes eutanazisë! Ja arsyeja

admin

Shkak temperaturat e larta/ Mbyllen shkollat e çerdhet në Greqi, disa orë do të jetë i pavizitueshëm edhe Akropoli

admin

Ish-krerët e UÇK u dënuan me 81 vite burg/ “Të përkushtuar për mbështetje”, Kurti: Duhet një strategji shtetërore për reagim ndaj vendimit të Hagës

admin