RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OKB-ja dënon sulmet e fundit nga kolonët e paligjshëm izraelitë në Bregun Perëndimor të pushtuar

okb-ja-denon-sulmet-e-fundit-nga-kolonet-e-paligjshem-izraelite-ne-bregun-perendimor-te-pushtuar

OKB-ja dënoi sot sulmet e kolonëve të paligjshëm izraelitë ndaj civilëve dhe gazetarëve në Bregun Perëndimor të pushtuar gjatë fundjavës, transmeton Anadolu.

I pyetur për sulmet e dhunshme të kolonëve të paligjshëm izraelitë ndaj palestinezëve, përfshirë gazetarë, paramedikë dhe aktivistë të huaj, zëdhënësi i OKB-së, Farhan Haq, tha në një konferencë për shtyp: “Ne dënojmë sulmet e kolonëve. Dhe natyrisht, jemi kundër të gjitha sulmeve ndaj gazetarëve kudo në botë”.

Në mesin e gazetarëve ishin korrespondentja e Reutersit, Raneen Sawafta, dhe dy gazetarë të Al Jazeeras, sipas burimeve lokale të cituara nga Anadolu.

Lidhur me bllokadën e vazhdueshme të Izraelit ndaj medias ndërkombëtare në Rripin e Gazës, Haq tha: “Ne kurrë nuk kemi menduar se ka një justifikim për të bllokuar gazetarët, as në Gaza, as kudo tjetër”.

“Ne besojmë se gazetarët duhet të jenë të lirë për të kryer punën e tyre”, shtoi ai.

Related posts

Dosjet Epstein zbulojnë kontakte të ngushta me princeshën norvegjeze

RTI

VV e shqetësuar nga zgjedhjet në Francë: Ja rreziku po fitoi e djathta ekstreme

admin

“Askush nuk po na ndihmon”: Dëshpërim dhe zemërim në Sirinë veriperëndimore

admin