RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

MPJD njofton shtetet e QUINT-it: Qytetarëve të Kosovës në Serbi u janë marrë dokumentet dhe po merren në pyetje

mpjd-njofton-shtetet-e-quint-it:-qytetareve-te-kosoves-ne-serbi-u-jane-marre-dokumentet-dhe-po-merren-ne-pyetje

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka bërë të ditur se i ka njoftuar vendet anëtare të UQINT-it lidhur me ndalimin e disa autobusëve të Kosovës në Serbi, raporton teve1.info

Përmes një njoftimi për medie, MPJD ka bërë të ditur se qytetarëve të ndaluar me autobusë në Serbi u janë marrë dokumentet si dhe të njëjtit po merren në pyetje nga autoritetet serbe.

“Për më tepër, të gjithë udhëtarëve u janë marrë dokumentet personale si dhe ato të autobusëve. Po ashtu, disa prej tyre janë marrë dhe po vazhdojnë të merren në pyetje. Pas veprimeve arbitrare të Serbisë, institucionet tona, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar shtetet e KUINT-it, Institucionet e BE-së dhe të tjera ndërkombëtare rreth kësaj situate dhe presim që kjo situatë të përfundojë shpejtë”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e MPJD-së.

Related posts

Gruaja merr vajzën 3-vjeçare dhe zhduket, burri gjen në shtëpi letrën me 5 faqe! Ja çfarë shkruhej në të

admin

Ush’tria iz’raelite su’lmon kampin e refugjatëve palestinezë në Bregun Perëndimor

admin

Gjermania kërkon nga Serbia dhe Kosova të “de-përshkallëzojnë tensionet”

Muhamet Ramadani