RTV AHIRETI
Lajme

Vrasja e Gilmando Danit në Rinas, policia njoftim zyrtar: I plagosuri në gjendje të rëndë

vrasja-e-gilmando-danit-ne-rinas,-policia-njoftim-zyrtar:-i-plagosuri-ne-gjendje-te-rende

Rreth orës 14:20, te rrethrrotullimi në afërsi të aeroportit, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri drejt automjetit me të cilin po lëviznin shtetasit M. Sh., rreth 40 vjeç dhe G. D., rreth 47 vjeç.

Si pasojë ka humbur jetën shtetasi G. D. dhe është plagosur shtetasi M. Sh., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetsore.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë punën për kapjen e autorit/ëve.

Ndërkohë, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

The post Vrasja e Gilmando Danit në Rinas, policia njoftim zyrtar: I plagosuri në gjendje të rëndë first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Të paktën tre të vrarë në sulmet ajrore ruse në Kharkiv

RTI

Italia përballet me nxehtësinë ekstreme, temperaturat pritet të arrijnë në 47 gradë Celsius

Irfan Jahiu

Sekuestrohen mbi 10 mijë euro të falsifikuara në Kosovë, një në pranga

admin