RTV AHIRETI
Lajme

“Aty ku filloi padrejtësia ndaj Kosovës”, OVL e UÇK-së do të protestojë në Strasburg

“aty-ku-filloi-padrejtesia-ndaj-kosoves”,-ovl-e-uck-se-do-te-protestoje-ne-strasburg

Organizata e Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së) mbajtën mbledhjen e Këshillit Drejtues për fazën finale të përgatitjeve për protestën e cila do të mbahet më 16 nëntor në Strasburg.

Sipas njoftimi për media bëhet e ditur se OVL e UÇK-së i fton shqiptarët që të bashkohën në këtë protestë pranë selisë së Këshillit të Evropës në orën 13:00.

“U mbajt mbledhja e Këshillit Drejtues, në fazën finale të përgatitjeve për protestë. Ftohen të gjithë shqiptarët të bashkohen me ne në Strasburg, më 16 nëntor, ora 13:00, pranë selisë së Këshillit të Evropës, aty ku filloi padrejtësia ndaj UÇK-së dhe Kosovës”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

The post “Aty ku filloi padrejtësia ndaj Kosovës”, OVL e UÇK-së do të protestojë në Strasburg first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Ruge: NATO kërkon dialog dhe koordinim për hapjen e urës së Ibrit

Muhamet Ramadani

Fundosja e superjahtit në brigjet e Sicilisë me 7 viktima, zbardhet dëshmia e kapitenit: U përpoqa t’i shpëtoja të gjithë, nuk ia dola

admin

Mashtrim me subvencione dhe shpërdorim detyre, Specialja ngre akuza ndaj 18 personave në Kosovë

admin