RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

SHBA-ja do të krijojë bazë ushtarake për Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit pranë kufirit me Gazën

shba-ja-do-te-krijoje-baze-ushtarake-per-forcen-nderkombetare-te-stabilizimit-prane-kufirit-me-gazen

Administrata amerikane thuhet se planifikon të krijojë një bazë ushtarake pranë kufirit të Izraelit me Gazën për t’u përdorur nga Forca Ndërkombëtare e Stabilizimit (ISF), e cila do të veprojë për të ruajtur armëpushimin në Gaza, transmeton Anadolu.

Lajmi në gazetën “Yedioth Ahronoth” thekson se SHBA-ja planifikon të krijojnë një bazë ushtarake pranë kufirit të Izraelit me Gazën.

Baza ushtarake do të përdoret nga ISF-ja, e cila do të veprojë për të ruajtur armëpushimin në Gaza.

Ndër të tjera baza ushtarake e cila pritet të kushtojë afërsisht 500 milionë dollarë, thuhet se është e aftë të strehojë disa mijëra ushtarë.

Zyrtarët amerikanë po e diskutojnë çështjen me zyrtarët izraelitë dhe ushtrinë izraelite për të siguruar përparim në ndërtimin e bazës së planifikuar ushtarake.

ISF-ja është planifikuar të krijohet për të ruajtur armëpushimin midis Izraelit dhe Hamasit.

Sipas lajmeve në shtyp, ISF-ja e cila do të përfshijë forca sigurie nga vende të shumta, do të sigurojë kufijtë e Gazës me Izraelin dhe Egjiptin, do të mbrojë civilët dhe korridoret humanitare dhe do të trajnojë një forcë të re policore palestineze.

ISF-ja do të kryejnë detyra të tilla si shkatërrimin e infrastrukturës ushtarake në Gaza, demilitarizimin e zonës dhe çarmatosjen e grupeve palestineze.

Në mesin e detyrave të ISF-së përfshihen gjithashtu çarmatosja e krahut ushtarak të Hamasit, Brigadave Kassam, nëse nuk paraqiten vullnetarë për ta bërë këtë.

Related posts

Zvicra paralajmëron për gjendje humanitare katastrofike në Gaza

RTI

FBI e shqetësuar: Mundësi për një sulm në SHBA, i ngjashëm me atë që ndodhi në Rusi nga ISIS-K

admin

Dy gra raportohen të zhdukura në Gjilan

admin