RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Maqedonci reagon pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Serbisë, tregon se pjesëmarrja e kujt ishte shqetësuese

maqedonci-reagon-pas-mbledhjes-se-keshillit-te-sigurise-se-serbise,-tregon-se-pjesemarrja-e-kujt-ishte-shqetesuese

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë se në takimin e fundit të Këshillit të Sigurisë së Serbisë, i cili është thirrur me urgjencë nga presidenti serb, përveç anëtarëve të përhershëm, sipas tij, kanë marrë pjesë edhe: Nenad Zonic, Komandant i Brigadës 63 të Parashutistëve; Miroslav Talijan, Komandant i Brigadës 72 të Operacioneve Speciale; Tioslav Jankovic, Shef i Drejtorisë së Operacioneve (J-3); Dusko Zarkovic Komandant i Forcave Ajrore; dhe Milosav Simovic, Komandant i Forcave Tokësore të Forcave të Armatosura të Serbisë (FAS).

“Ky takim është thirrur me urgjencë nga Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, vetëm dy ditë pasi kryeministri i Republikës së Kosovës kishte denoncuar publikisht provokimet e njësive të specializuara të FAS në afërsi të kufirit me Kosovën dhe një ditë pasi ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, i ka bërë të qartë Serbisë se janë duke monitoruar lëvizjet e ushtrisë serbe pranë kufirit me Kosovën dhe se përdorimi i forcës do të ishte i pa pranueshëm”, ka shkruar ndër të tjera ai

Related posts

Kryeministri australian përplaset me biznesmenin Elon Musk, e quan “miliarder arrogant”

admin

Kurti: I kuptojmë shqetësimet e partnerëve, çdo opsion tjetër do të ishte mos përmbushje e obligimeve kushtetuese

Muhamet Ramadani

ARC i obligon qytetarët t’i çregjistrojnë veturat e vjetra, BKS e mirëpret vendimin

Muhamet Ramadani