RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

SHBA, protestë pro-palestineze derisa Clintonët morën pjesë në panelin mbi Yitzhak Rabinin

shba,-proteste-pro-palestineze-derisa-clintonet-moren-pjese-ne-panelin-mbi-yitzhak-rabinin

Protestuesit pro-palestinezë demonstruan jashtë Universitetit të Columbia-s, derisa Clintonët morën pjesë në një panel mbi ish-kryeministrin izraelit, Yitzhak Rabin, raporton Anadolu.

Pro-palestinezët demonstruan në tubimin e quajtur “Jo kriminelë lufte në kampus” ndërsa ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton dhe ish-sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton morën pjesë në panelin që shënonte 30-vjetorin e vrasjes së ish-kryeministrit të Izraelit, Yitzhak Rabin në nëntor 1995.

Paneli ishte organizuar nga Instituti i Politikës Globale në New York të SHBA-së.

Një mbështetës i hapur i Izraelit dhe ish-sekretar i Thesarit të SHBA-së, Jacob Lew, ambasadori Dennis Ross, dekania e Shkollës së Çështjeve Ndërkombëtare dhe Publike (SIPA) të Universitetit të Columbia-s, Keren Yarhi-Milo, e cila shërbeu në Forcat e Mbrojtjes Izraelite (IDF) si oficere i inteligjencës, gjithashtu morën pjesë në panelin në Columbia.

Related posts

Stuhia në Gaza vrau 11 palestinezë dhe shkaktoi dëme prej 4 milionë dollarësh

RTI

Stoltenberg: NATO-ja e gatshme për “mbështetje afatgjate” për Ukrainën

admin

Osmani takon Maqedoncin dhe Jasharin, diskutojnë për veprimet e Serbisë ndaj Kosovës

Muhamet Ramadani