RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shefat e diplomacisë turke dhe iraniane diskutojnë zhvillimet rajonale

shefat-e-diplomacise-turke-dhe-iraniane-diskutojne-zhvillimet-rajonale

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan dhe homologu i tij iranian, Abbas Araghchi, në një bisedë telefonike kanë diskutuar zhvillimet e fundit rajonale, raporton Anadolu.

Sipas burimeve të ministrisë turke, biseda telefonike adresoi përpjekjet për të reduktuar tensionet në dritën e zhvillimeve të fundit.

Më herët, Fidan ka paralajmëruar se një sulm i SHBA-së ndaj Iranit do të ishte i “gabuar”, si dhe kërkoi nga Washingtoni dhe Teherani të zgjidhin mosmarrëveshjet përmes diplomacisë.

Sot, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i bëri thirrje Iranit të bëjë një marrëveshje për programin e tij bërthamor ose në të kundërtën “sulmi i ardhshëm do të ishte shumë më i keq”.

Në qershor të vitit 2025, SHBA-ja goditi tre pika bërthamore iraniane gjatë luftës 12-ditore midis Iranit dhe Izraelit.

Related posts

Sulmi me armë në Shtëpinë e Bardhë, reagon Rama: E dënoj me forcë, ndihem i lehtësuar që Trump dhe të tjerët janë shëndoshë e mirë

admin

Austri, kapen 53 emigrantë të parregullt në një kamion

admin

Gaza, i riu palestinez ushqen macet nën sulmet izraelite

Muhamet Ramadani