RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Vdes një 58-vjeçar në aksident trafiku në Suharekë, bashkëshortja në gjendje të rëndë

vdes-nje-58-vjecar-ne-aksident-trafiku-ne-suhareke,-bashkeshortja-ne-gjendje-te-rende

Një aksident trafiku ka ndodhur të mërkurën në fshatin Dobërdelan të Suharekës, ku një 58-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa bashkëshortja e tij ka mbetur rëndë e lënduar.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, në aksident janë përfshirë një automjet dhe një kamion.

Shoferi i automjetit ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa gruaja e tij, që ishte pasagjere, është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku po trajtohet në gjendje të rëndë.

“Menjëherë pas raportimit të rastit, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, kanë siguruar perimetrin dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat që kanë çuar deri te aksidenti”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Autoritetet po hetojnë shkaqet e sakta të ngjarjes, ndërsa Policia e Kosovës ka bërë apel që shoferët të respektojnë rregullat e komunikacionit, në mënyrë që të parandalohet humbja e jetëve në trafik.

Related posts

Zgjedhjet presidenciale në Iran, përzgjidhen gjashtë kandidatë! Ja kush pritet të zëvendësojë Ebrahim Raisin pas vdekjes në aksidentin ajror

admin

“Ushtria izraelite po përgatitet t’u japë fund sulmeve tokësore në Rripin e Gazës”

admin

Ish-ministri Arsim Bajrami vetofrohet për postin e presidentit të Kosovës

admin