RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Vdes një 58-vjeçar në aksident trafiku në Suharekë, bashkëshortja në gjendje të rëndë

vdes-nje-58-vjecar-ne-aksident-trafiku-ne-suhareke,-bashkeshortja-ne-gjendje-te-rende

Një aksident trafiku ka ndodhur të mërkurën në fshatin Dobërdelan të Suharekës, ku një 58-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa bashkëshortja e tij ka mbetur rëndë e lënduar.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, në aksident janë përfshirë një automjet dhe një kamion.

Shoferi i automjetit ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa gruaja e tij, që ishte pasagjere, është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku po trajtohet në gjendje të rëndë.

“Menjëherë pas raportimit të rastit, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, kanë siguruar perimetrin dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat që kanë çuar deri te aksidenti”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Autoritetet po hetojnë shkaqet e sakta të ngjarjes, ndërsa Policia e Kosovës ka bërë apel që shoferët të respektojnë rregullat e komunikacionit, në mënyrë që të parandalohet humbja e jetëve në trafik.

Related posts

Turqia kërkon nga Greqia të shmangë “shtrembërimin e historisë” lidhur me pretendimet për Pontusin

Muhamet Ramadani

Nga Facebook-u te fruthi, skepticizmi që ndikon në vaksinimin e fëmijëve në Kosovë dhe rajon

admin

Gjermania shpreh “shqetësim të madh” për përshkallëzimin e tensioneve Izrael-Iran

admin