RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OKB zgjedh studiuesen keniane të drejtësisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë

okb-zgjedh-studiuesen-keniane-te-drejtesise-ne-gjykaten-nderkombetare-te-drejtesise

Profesorja keniane e drejtësisë Phoebe Okowa është bërë anëtarja më e re e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ) pas katër raundeve zgjedhore në Asamblenë e Përgjithshme dhe Këshillin e Sigurimit të OKB-së, transmeton Anadolu.

Duke marrë shumicën e kërkuar të votave në të dyja seancat, Okowa u zgjodh për të mbushur vendin e lirë pas dorëheqjes së gjyqtarit somalez Abdulqawi Yusuf.

Ajo do të shërbejë deri më 5 shkurt të vitit 2027.

Yusuf dha dorëheqjen më 30 shtator, gati dy vjet para përfundimit të planifikuar të mandatit të tij si anëtar, i cili ishte caktuar të skadojë më 5 shkurt.

Zgjedhjet për një mandat të rregullt 9-vjeçar, që do të zgjasë nga viti 2027 deri në vitin 2036, do të zhvillohen në New York në nëntor të vitit 2026. Kandidatët do të duhet përsëri të sigurojnë një shumicë absolute si në Asamblenë e Përgjithshme ashtu edhe në Këshillin e Sigurimit.

Related posts

Për 10 muaj, 38 mijë kosovarë aplikuan për vizë në ambasadën e Zvicrës

admin

Mesimbesimi Islam ne shkollat e qytetit Wil te Zvicres

admin

Izraeli mbyll Xhaminë e profetit Ibrahim për muslimanët në El Khalil

admin