RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Fidan: Hamasi i gatshëm për armëpushim të qëndrueshëm, Izrael të tregojë të njëjtin angazhim

fidan:-hamasi-i-gatshem-per-armepushim-te-qendrueshem,-izrael-te-tregoje-te-njejtin-angazhim

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, ka deklaruar se grupi palestinez Hamas po tregon vullnetin e tij për të ndërmarrë hapa konstruktivë për të siguruar që armëpushimi aktual në Gaza të jetë i përhershëm dhe se Izraeli duhet të ketë të njëjtin mirëkuptim, raporton Anadolu.

“Gaza është pjesë e Palestinës, duhet të mbetet e tillë dhe të trajtohet si e tillë”, tha Fidan gjatë një konference të përbashkët për media në Ankara me homologun e tij egjiptian, Badr Abdelatty.

Lidhur me takimet e tij të së hënës në SHBA, ministri turk tha se vizita “na dha mundësinë të paraqesim qëndrimin e Turqisë mbi çështjet kritike në Siri”.

Related posts

SHBA-ja sërish sulm në Jemen

Muhamet Ramadani

Nënpresidenti Vance thotë se SHBA-ja “po bën progres” në marrëveshjen me Iranin

Kushtrim Guraj

Tragjedi në Shkodër, nëna me dy fëmijë të mitur humbin jetën pas djegies së shtëpisë

RTI