RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryediplomati sirian fillon vizitën e parë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar pas disa dekadash

kryediplomati-sirian-fillon-viziten-e-pare-zyrtare-ne-mbreterine-e-bashkuar-pas-disa-dekadash

Ministri sirian i Punëve të Jashtme, Asaad al-Shaibani, ka filluar një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar, udhëtimi i parë i tillë në dekada, transmeton Anadolu.

“Nën udhëheqjen e presidentit Ahmad al-Sharaa, ne po udhëtojmë për në Mbretërinë e Bashkuar në vizitën tonë të parë zyrtare”, tha al-Shaibani në platformën sociale të kompanisë amerikane X.

“Ne mbajmë me vete shpresat dhe aspiratat e popullit sirian për të ndërtuar një komb që mbron të ardhmen e fëmijëve tanë dhe gjeneratave që do të vijnë”, shtoi ai.

Ministria e Punëve të Jashtme, pa specifikuar agjendën, tha se Shaibani do të zhvillojë bisedime me një numër zyrtarësh britanikë gjatë vizitës së tij.

Vizita vjen si pjesë e përpjekjeve të administratës së re siriane për t’i dhënë fund izolimit ndërkombëtar të vendit nën regjimin e mëparshëm të Bashar al-Assad.

Udhëtimi vjen vetëm dy ditë pasi presidenti Sharaa vizitoi Shtëpinë e Bardhë, ku u takua me presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

Në mesin e muajit tetor, Sharaa gjithashtu zhvilloi bisedime në Kremlin me presidentin rus, Vladimir Putin.

Më 7 nëntor, SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar hoqën sanksionet ndaj presidentit Sharaa, një ditë pasi Këshilli i Sigurimit i OKB-së ndërmori një veprim të ngjashëm.

Related posts

Osmani: Drejtësia për masakrën e Dubravës do të jetë triumf i së vërtetës

Muhamet Ramadani

Rasti i së moshuarës, ndalohet personi i tretë, policia merr autorizim për intervistimin e stafit dhe pacientëve

admin

Një foshnje dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Gjakovës

admin