RTV AHIRETI
Shëndetësi

​Shpiket ngjitësi i kockave, që riparon frakturat për tri minuta

​shpiket-ngjitesi-i-kockave,-qe-riparon-frakturat-per-tri-minuta

Shkencëtarët kinezë kanë zhvilluar një ngjitës kockash të ri të quajtur ”Bone-02”, që është i aftë të riparojë frakturat në vetëm tri minuta me një injeksion të vetëm, i frymëzuar nga mënyra se si ngjiten ostriket në kushte lagështie, shkruan italianstonic.it.

Sipas raportimeve të medias, produkti është testuar tashmë në mbi 150 pacientë.

Ai siguron një lidhje shumë të fortë dhe tretet ndërsa kocka shërohet duke shmangur kështu përdorimin e pllakave metalike ose vidave.

Megjithatë, rezultatet janë ende paraprake, pasi ka mungesë të botimeve shkencore të rishikuara nga kolegët, pak informacion mbi sigurinë afatgjatë dhe asnjë verifikim të pavarur.

Prandaj, ekspertët kërkojnë kujdes duke theksuar se efektiviteti i tij mund të konfirmohet vetëm nga prova klinike më të shumta.

Related posts

Është konstatuar shkencërisht: Kjo vitaminë ul rrezikun nga demenca

admin

Kujdes me ilaçet e gjumit, shkaktojnë efekte anësore

Muhamet Ramadani

Nëse zgjoheni të lodhur, ky zakon është po aq i fuqishëm sa një orë shtesë gjumë

RTI