RTV AHIRETI
Shëndetësi

Është konstatuar shkencërisht: Kjo vitaminë ul rrezikun nga demenca

eshte-konstatuar-shkencerisht:-kjo-vitamine-ul-rrezikun-nga-demenca

Është e rëndësime për gjithë organizmin, por është e shkëlqyeshme edhe për shëndetin e trurit.

Shkencëtarët theksojnë që kjo vitaminë ndikon mirë në kujtesë dhe në uljen e rrezikut nga demenca – shumica e marrin për forcim imuniteti, por ndikon edhe në shëndetin e trurit!

E dimë që vitamina D luan një rol kryesor në ngritjen e humorit dhe në zbutjen e simptomave të depresionit.

Shkencëtarët kanë vendosur që të hulumtojnë këtë lidhje të dukshme të vitaminës D me sistemin nervor – me theks të veçantë në atë se si vitamina D ndikon në funksionet kognitive.

Në një studim të ri të botuar në “Alzheimer’s & Dementia”, shkencëtarët nga Universiteti Rush dhe Universiteti Tufts janë të parët që krahasojnë faktorët e rënies njohëse me përqendrimet e vitaminës D, jo vetëm në gjak, por edhe në tru.

Studimi ka treguar se vitamina D në tru në fakt mbështet shëndetin kognitiv.

Ata që kishin një përqendrim më të lartë të vitaminës D në tru kishin memorie më të mirë dhe e perceptonin më shpejt mjedisin e tyre. Gjithashtu, pjesëmarrësit me përqendrime më të larta kishin 25% deri në 33% më pak të ngjarë të zhvillonin demencë ose dëmtim të lehtë kognitiv.

Related posts

Vaksinë universale në formë spreji, shkencëtarët amerikanë testojnë një qasje revolucionare

Muhamet Ramadani

Tri simptomat paralajmëruese të leukemisë që nuk duhet t’i injoroni kurrë

Muhamet Ramadani

Soda e bukës dhe barnat: Kombinimi që mund të bëhet i rrezikshëm pa e ditur

Kushtrim Guraj