RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Zv/ministri i jashtëm ukrainas: Kievi pezulloi bisedimet e paqes me Rusinë

zv/ministri-i-jashtem-ukrainas:-kievi-pezulloi-bisedimet-e-paqes-me-rusine

Zv/ministri i Punëve të Jashtme i Ukrainës, Sergiy Kyslytsya, ka deklaruar se Kievi ka pezulluar zyrtarisht bisedimet e paqes me Rusinë, transmeton Anadolu.

Në një intervistë me të përditshmen britanike ‘The Times’, Kyslytsya përmendi mungesën e përparimit domethënës gjatë negociatave që përfunduan në fillim të këtij viti.

“Meqenëse bisedimet e paqes përfunduan këtë vit pa përparim të rëndësishëm, ato janë pezulluar”, tha Kyslytsya.

Rusia dhe Ukraina zhvilluan tre raunde bisedimesh të rinovuara të paqes në Stamboll këtë vit, duke rënë dakord për shkëmbimin e të burgosurve dhe civilëve. Ata gjithashtu ndanë memorandume që përshkruanin misionet e tyre përkatëse për t’i dhënë fund luftës që filloi në shkurt të vitit 2022.

Kyslytsya shpjegoi se Ukraina u ka kërkuar aleatëve të saj të ndihmojnë në lehtësimin e një takimi të drejtpërdrejtë midis presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy dhe presidentit rus Vladimir Putin.

Megjithatë, shtoi ai, diskutimet e mëparshme me delegatët rusë prodhuan vetëm rezultate të kufizuara.

Ai theksoi se duke marrë parasysh pozicionin aktual të Moskës, Kievi nuk sheh mundësi për negociata të mëtejshme.

Related posts

Donald Trump paralajmëron Mark Zuckerberg: Nëse “Meta” ndërhyn në zgjedhje, do e kalosh pjesën tjetër të jetës në burg

admin

Rrjedhjet në ”Nord Stream 1” dhe 2 rrisin çmimin e gazit në Evropë

admin

Rama: I gatshëm për bashkëpunim me kryeministrin e sapozgjedhur të Hungarisë për t’i afruar edhe më tej dy vendet

Kushtrim Guraj