RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rrjedhjet në ”Nord Stream 1” dhe 2 rrisin çmimin e gazit në Evropë

rrjedhjet-ne-”nord-stream-1”-dhe-2-rrisin-cmimin-e-gazit-ne-evrope

Çmimi i gazit natyror për megavat-orë në Evropë ka shënuar një rritje me 13,4 për qind, sipas të dhënave të fundit të tregut.

Gazi natyror nisi të tregtohej sot me 207 EUR/MWh, ndërsa çmimi i gazit natyror për megavat-orë, i cili nga ora 10:20 u tregtua me 211 euro, u rrit me 13,4 për qind.

Zbulimi i rrjedhjes së gazit nga gazsjellësit “Nord Stream 1” dhe 2 në detin Baltik pati një ndikim në rritjen e çmimit.

Bashkimi Evropian (BE) njoftoi se rrjedhjet e gazsjellësve “Nord Stream 1” dhe 2 kanë qenë rezultat i një veprimi të qëllimshëm dhe jo ​​aksidental.

Dërgesat e gazit natyror përmes gazsjellësit “Nord Stream 1” u ndërprenë më 31 gusht, me arsyetimin se po kryheshin punime të mirëmbajtjes. /atsh

Related posts

Plani i errët izraelit: akti i radhës sionist kundër Xhamisë Al-Aksa…

Muhamet Ramadani

Fo’rcat iz’raelite arr’estuan dhjetëra pa’lestinezë në Bregun Perëndimor

admin

Kurti: 106 persona në Pastasellë u vranë vetëm pse ishin shqiptarë

admin