RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Bedri Hamza shpall kandidaturën për kryetar të PDK-së

bedri-hamza-shpall-kandidaturen-per-kryetar-te-pdk-se

Anëtari i PDK-së, Bedri Hamza ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për postin e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, një ditë pas dorëheqjes së Memli Krasniqit nga kjo pozitë.

Në një postim në Facebook, Hamza theksoi besimin se PDK-ja ka forcën për t’u unifikuar, reformuar dhe rikthyer si partia kryesore në vend.

“Nga lufta për liri, deri te shtetndërtimi, demokratizimi dhe integrimi, PDK-ja ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e Kosovës. Me mirënjohje të thellë për themeluesit tanë, Hashim Thaçin, Kadri Veselin e Jakup Krasniqin, të cilët uroj të jenë së shpejti mes nesh, unë angazhohem për një PDK që ruan vlerat dhe krijon rrugë për gjeneratat e reja. Falënderim i veçantë edhe për dy miqtë e mi, Enver Hoxhajn dhe Memli Krasniqin, për udhëheqjen e tyre me dinjitet në kohë sfidash. Tani është koha për një PDK të bashkuar, që lufton për drejtësi, zhvillim dhe një Kosovë evropiane. PDK është familja jonë dhe së bashku do ta hapim kapitullin e ri të fitoreve”, ka shkruar ai.

Bendri Hamza ishte kandidat i PDK-së për kryeministër në zgjedhjet e 9 shkurtit të këtij viti.

Related posts

Franca ngrin asetet e liderit të Hamasit për 6 muaj ​

admin

SHBA, mbi 1.000 fluturime janë anuluar për shkak të stuhisë së dëborës

Muhamet Ramadani

“O Hashim ti ku je, UÇK-në këtu e ke”/ Ishin në Hagë në mbështetja të komandantëve, 50 ish-luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mbërrijnë në Durrës: U dënua lufta jonë!

admin