RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rama dhe Meloni firmosin marrëveshje bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Italisë

rama-dhe-meloni-firmosin-marreveshje-bashkepunimi-mes-shqiperise-dhe-italise

Kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe homologja e tij italiane, Giorgia Meloni, kanë nënshkruar sot në Romë një sërë marrëveshjesh për thellimin e bashkëpunimit strategjik mes Shqipërisë dhe Italisë në disa sektorë kyç.

Sipas mediave shqiptare,  marrëveshjet përfshijnë fusha si kujdesi shëndetësor, energjia, mjedisi, industria e sigurisë dhe mbrojtjes, menaxhimi i migracionit, arsimi, inovacioni, diaspora dhe transformimi ekonomik.

Ndërkohë, para nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit e memorandumeve të mirëkuptimit, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, pjesë e delegacionit shoqërues të Ramës, firmosi së bashku me homologun e tij italian Guido Crosetto marrëveshjen e re të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Gjithashtu dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala së bashku me homologun Orazio Schillaci, nënshkruan marrëveshjen në fushën e shëndetësisë mes Shqipërisë dhe Italisë, për ngritjen e Rrjetit të ri Kombëtar Onkologjik dhe Institutit të ardhshëm Kombëtar të Tumoreve.

Më pas është zhvilluar edhe ceremonia e shkëmbimit të marrëveshjeve mes ministrave të Italisë dhe Shqipërisë duke nisur mbi bashkëpunimin strategjik në kujdesin shëndetësor, energjinë, mjedisin, industrinë e sigurisë dhe mbrojtjes, menaxhimin e migracionit, arsimin, inovacionin, diasporën, transformimin ekonomik dhe rritjen e zgjuar.

Related posts

Shkaku i protestave, familja e kryeministrit izraelit zhvendoset në selinë e agjencisë së sigurisë – VIDEO

admin

Belgjika mirëpret përpjekjet për të “qetësuar tensionet” në Lindjen e Mesme

Hevzi

VIDEO/ Një tërmet i fuqishëm godet Tajvanin, panik dhe evakuime qytetarësh! Frikë dhe për tsunam, ja sa ishte forca dhe pamjet e lëkundjeve sizmike

admin