RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rama dhe Meloni firmosin marrëveshje bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Italisë

rama-dhe-meloni-firmosin-marreveshje-bashkepunimi-mes-shqiperise-dhe-italise

Kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe homologja e tij italiane, Giorgia Meloni, kanë nënshkruar sot në Romë një sërë marrëveshjesh për thellimin e bashkëpunimit strategjik mes Shqipërisë dhe Italisë në disa sektorë kyç.

Sipas mediave shqiptare,  marrëveshjet përfshijnë fusha si kujdesi shëndetësor, energjia, mjedisi, industria e sigurisë dhe mbrojtjes, menaxhimi i migracionit, arsimi, inovacioni, diaspora dhe transformimi ekonomik.

Ndërkohë, para nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit e memorandumeve të mirëkuptimit, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, pjesë e delegacionit shoqërues të Ramës, firmosi së bashku me homologun e tij italian Guido Crosetto marrëveshjen e re të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Gjithashtu dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala së bashku me homologun Orazio Schillaci, nënshkruan marrëveshjen në fushën e shëndetësisë mes Shqipërisë dhe Italisë, për ngritjen e Rrjetit të ri Kombëtar Onkologjik dhe Institutit të ardhshëm Kombëtar të Tumoreve.

Më pas është zhvilluar edhe ceremonia e shkëmbimit të marrëveshjeve mes ministrave të Italisë dhe Shqipërisë duke nisur mbi bashkëpunimin strategjik në kujdesin shëndetësor, energjinë, mjedisin, industrinë e sigurisë dhe mbrojtjes, menaxhimin e migracionit, arsimin, inovacionin, diasporën, transformimin ekonomik dhe rritjen e zgjuar.

Related posts

Ursula Von der Leyen synon një mandat të dytë, por ende ka nevojë për një marrëveshje! Nga çfarë përcaktohet “fati” i saj

admin

Plani amerikan për paqen, Zelensky: Jemi përballë një zgjedhjeje të vështirë, ose do të humbasim dinjitetin, ose aleatin tonë kryesor

admin

EBA do t’i japin Sirisë 50 milionë dollarë ndihmë shtesë pas tërmeteve vdekjeprurëse

Muhamet Ramadani