RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rutte: NATO reagoi shpejt dhe me vendosmëri ndaj “shkeljeve të hapësirës ajrore nga Rusia”

rutte:-nato-reagoi-shpejt-dhe-me-vendosmeri-ndaj-“shkeljeve-te-hapesires-ajrore-nga-rusia”

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte tha sot se Aleanca i është përgjigjur shpejt dhe me vendosmëri “shkeljeve të hapësirës ajrore nga Rusia”, duke nënvizuar angazhimin për mbrojtje kolektive, transmeton Anadolu.

Duke folur së bashku me komandantin e Forcave Ajrore Gjermane, gjeneralin Ingo Gerhartz në Brunssum të Holandës, Rutte theksoi se prania e fortë e NATO-s në terren tregon vendosmërinë e saj për të mbrojtur çdo aleat.

“Burrat dhe gratë në Brunssum sigurohen që qëndrimi i NATO-s në këtë rajon të mbetet i fortë dhe i besueshëm pavarësisht kërcënimit apo provokimit. NATO i është përgjigjur shpejt dhe me vendosmëri shkeljeve të hapësirës ajrore nga Rusia dhe çdo ditë prania jonë e fortë në terren tregon vendosmërinë tonë”, tha ai.

Rutte shtoi se ushtrimet e rregullta dhe vendosja e forcave të huaja tokësore në krahun lindor i dërgojnë “sinjal të fortë çdo kundërshtari” se NATO-ja është e përgatitur dhe vigjilente.

Në muajt ​​e fundit janë parë një seri inkursionesh me dronë në disa vende evropiane, ndonjëherë pranë aeroporteve ose objekteve ushtarake, përfshirë edhe mbi një bazë ushtarake belge.

Disa zyrtarë evropianë për incidentet fajësuan Rusinë, duke i lidhur ato me një luftë hibride dhe konfliktin e vazhdueshëm në Ukrainë. Megjithatë, Moska ka mohuar me vendosmëri çdo përfshirje.

Related posts

SHBA-të, Danimarka dhe Groenlanda bien dakord në Mynih, pritet takimi tripalësh! NATO shton praninë në Arktik

admin

Bislimi: I kemi dërguar BE-së raport 48 faqesh për Banjskën, prokuroria ta bëjë publik

Muhamet Ramadani

Zgjedhjet në SHBA/ Disa ditë pas atentatit, Donald Trump pritet të marrë zyrtarisht emërimin si kandidat republikan

admin