RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shqipëria zgjedh të armatoset nga gjenocidistë

shqiperia-zgjedh-te-armatoset-nga-gjenocidiste

Kompania izraelite e mbrojtjes Elbit Systems pritet të furnizojë Shqipërinë me sisteme artilerie të avancuara, përfshirë topa, mortaja dhe drone, raporton Haaretz, duke cituar burime zyrtare. Sipas gazetarit Oded Yaron, marrëveshja është nënshkruar mes qeverisë së Izraelit dhe asaj të Shqipërisë dhe përfshin furnizimin me topa ATMOS 155 mm, të montuar në kamionë, mortaja SPEAR 120 mm dhe dronë taktikë të modeleve Magni X dhe Thor.

Edhe pse vlera e marrëveshjes nuk është bërë e ditur, sipas çmimeve të njohura publikisht, një sistem i vetëm artilerie mund të kushtojë deri në pesë milionë dollarë.

Në marrëveshje parashikohet gjithashtu bashkëpunimi me kompaninë shtetërore shqiptare “KAYO”, e ngritur për të zhvilluar industrinë kombëtare të mbrojtjes.

Sipas marrëveshjes me Izraelin, Elbit do t’i furnizojë fillimisht Shqipërisë me dhjetë dronë, dhe më pas do ta ndihmojë në ngritjen e linjave të prodhimit të dronëve, si dhe të linjave të montimit për sistemet e artilerisë.

Haaretz thotë se marrëveshja aktuale lidhet me memorandumin e mirëkuptimit për bashkëpunim mbrojtës, të nënshkruar në korrik mes Tiranës dhe Tel Aviv-it.

Related posts

CNN: SHBA-ja dhe Irani do të zhvillojnë bisedime të reja në Pakistan mbi çështjen bërthamore

Kushtrim Guraj

Erdogan: Politikat e zgjerimit të NATO-s duhet të shkojnë në përputhje me ndjeshmëritë e Turqisë

admin

Kosova 18 vite shtet, ish-koloneli: S’ka asnjë provë që i lidh penalisht 4 ish-liderët e UÇK-së!

admin