RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turqia: Gjatë fluturimit në Kroaci u humb kontakti me avionin e Drejtorisë së Përgjithshme të Pyjeve

turqia:-gjate-fluturimit-ne-kroaci-u-humb-kontakti-me-avionin-e-drejtorise-se-pergjithshme-te-pyjeve

Ministria e Bujqësisë dhe Pylltarisë e Turqisë (OGM) ka bërë të ditur se është humbur radio kontakti me një avion zjarrfikës të Drejtorisë së Përgjithshme të Pylltarisë, i cili ndodhej në Kroaci për mirëmbajtje të planifikuar, transmeton Anadolu.

Në një postim në mediat sociale, ministria turke tha se dy avionë ‘AT802’, që i përkisnin OGM-së, më 12 nëntor u nisën nga Çanakkale drejt kryeqytetit kroat Zagreb për të kryer aktivitete të planifikuara të mirëmbajtjes.

“Për shkak të kushteve meteorologjike, të dy avionët kaluan natën në aeroportin e Rijekës në Kroaci. Të enjten, në orën 15:38, ata u nisën për në aeroportin e Zagrebit, por për shkak të kushteve të këqija të motit u kthyen drejt Rijekës. Gjatë kthimit, njëri avion u ul në mënyrë të sigurt në aeroportin e Rijekës, ndërsa radio kontakti me avionin tjetër u humb në orën 16:25”, tha ministria.

Operacione të përbashkëta të kërkimit dhe shpëtimit janë nisur në koordinim me shërbimet kroate, me qëllim gjetjen e avionit dhe të pilotit.

Ministria turke tha se publiku do të informohet më tej sapo të përcaktohen detajet e ngjarjes.

Related posts

Macron diskuton mbi situatën në Lindjen e Mesme me kryeministrin irlandez

Muhamet Ramadani

Sindikatat në Itali: Të punohet nga shtëpia ose me ditë dhe orë të reduktuara

admin

Sondazhi tregon se shumica e iz’raelitëve nuk do të votojnë për Ne’tanyahu-n në zgjedhje

admin