RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turqia: Gjatë fluturimit në Kroaci u humb kontakti me avionin e Drejtorisë së Përgjithshme të Pyjeve

turqia:-gjate-fluturimit-ne-kroaci-u-humb-kontakti-me-avionin-e-drejtorise-se-pergjithshme-te-pyjeve

Ministria e Bujqësisë dhe Pylltarisë e Turqisë (OGM) ka bërë të ditur se është humbur radio kontakti me një avion zjarrfikës të Drejtorisë së Përgjithshme të Pylltarisë, i cili ndodhej në Kroaci për mirëmbajtje të planifikuar, transmeton Anadolu.

Në një postim në mediat sociale, ministria turke tha se dy avionë ‘AT802’, që i përkisnin OGM-së, më 12 nëntor u nisën nga Çanakkale drejt kryeqytetit kroat Zagreb për të kryer aktivitete të planifikuara të mirëmbajtjes.

“Për shkak të kushteve meteorologjike, të dy avionët kaluan natën në aeroportin e Rijekës në Kroaci. Të enjten, në orën 15:38, ata u nisën për në aeroportin e Zagrebit, por për shkak të kushteve të këqija të motit u kthyen drejt Rijekës. Gjatë kthimit, njëri avion u ul në mënyrë të sigurt në aeroportin e Rijekës, ndërsa radio kontakti me avionin tjetër u humb në orën 16:25”, tha ministria.

Operacione të përbashkëta të kërkimit dhe shpëtimit janë nisur në koordinim me shërbimet kroate, me qëllim gjetjen e avionit dhe të pilotit.

Ministria turke tha se publiku do të informohet më tej sapo të përcaktohen detajet e ngjarjes.

Related posts

Osmani nuk do të dekretojë Ligjin për pagën minimale, pret vendimin e Kushtetueses

Muhamet Ramadani

Presidenti i Këshillit Evropian s’e lëshon pozitën nga frika se mos rolin e tij e merr Orbani

Muhamet Ramadani

Aplikimi i prindërve për paratë e librave, MAShT del me njoftim të rëndësishëm

admin