RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Lladrovcin nuk e bind dorëheqja e Krasniqit: Nuk po adresohet përgjegjësia e organizimit

lladrovcin-nuk-e-bind-doreheqja-e-krasniqit:-nuk-po-adresohet-pergjegjesia-e-organizimit

Me rastin e mbajtjes së Kuvendit të PDK-së, të paralajmëruar të hënën, Ramiz Lladrovci ka theksuar se “zhvillimet në Kuvendin e PDK-së të hënën do ti ndjek me interesim, duke pritur përgjigjen se cila është rruga e partisë së heronjve tanë të luftës dhe paqes”.

Sipas kryetarit të Drenasit, ende nuk po adresohet përgjegjësia për organizimin e partisë dhe strukturën nëpër degë, për dështimin e opozitës ndaj qeverisjes aktuale, që ai e cilëson si më të keqen që nga çlirimi.

Ai thekson se vepra e tij dhe angazhimi i hershëm politik është i pandashëm nga figurat e njohura të partisë si Hashimi, Kadriu e Jakupi, dhe nuk duhet të keqpërdoret.

Kryetari i Drenasit pret që kandidati për kryetar të prezantojë platformën dhe deklaratën politike, si dhe një kryesi të aftë për të ndalur degradimin e mëtejshëm të shtetit nga qeveria aktuale.

Related posts

Duke shijuar lirinë, fotoja e Julian Assange me gruan dhe fëmijët e tyre në një plazh në Australi

admin

Reshje bore në Sirinë veriore, mijëra refugjatë përballen me kushte të vështira dimri

admin

IRGC-ja thotë se ka goditur pozicionet ushtarake amerikane në rajon pas sulmeve në jug

admin