RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Përfundon numërimi i votave nga diaspora, me kusht dhe atyre me nevoja të veçanta

perfundon-numerimi-i-votave-nga-diaspora,-me-kusht-dhe-atyre-me-nevoja-te-vecanta

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve të shtunën ka përfunduar numërimi i votave nga diaspora, me kusht dhe atyre me nevoja të veçanta për balotazhin e zgjedhjeve lokale.

Meqenëse numri i tyre nuk ka qenë i madh, nuk ka ndryshime të theksuara në rezultate. Në Viti, ku rezultati ishte më i ngushtë, Sokol Haliti i LDK-së do të jetë edhe për një mandat në krye të komunës.

Në Prishtinë, Hajrulla Çeku i Lëvizjes Vetëvendosje mori 82 vota me kusht, ndërsa Përparim Rama i Lidhjes Demokratike të Kosovës pati 54. Në votat me nevoja të veçanta, Rama pati 108 vota, ndërsa Çeku 68. Nga diaspora, kandidati i LVV-së mori 395 vota, kurse kryetari aktual i kryeqytetit 168. Në total, Rama është i pari me reth tre mijë vota.

Në Mitrovicën e Jugut, në votat me kusht, prin Faton Peci i LVV-së me 70 vota, teksa Arian Tahiri i Partisë Demokratike të Kosovës mori 39. Në votat me nevoja të veçanta, Tahiri ka 38, ndërsa Peci 26. Nga diaspora, Peci ka 298 vota, ndërsa Tahiri 126. As në Mitrovicë nuk ka ndryshime. Peci do ta udhëheqë këtë komunë për katër vjet.

Related posts

Franca kërkon pezullimin e menjëhershëm të vendimit të BQK-së për dinarin serb

Muhamet Ramadani

Teherani thotë se SHBA-ja dhe Izraeli planifikojnë të pushtojnë një nga ishujt e Iranit

Irfan Jahiu

Japoni, shkon në 30 numri i viktimave nga tërmeti

Kushtrim Guraj