RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Punëtorët e RTK-së mbajnë grevë njëorëshe

punetoret-e-rtk-se-mbajne-greve-njeoreshe

Punëtorët e Radio Televizionit të Kosovës kanë mbajtur sot një grevë njëorëshe, nga ora 11:00 deri në 12:00, si reagim ndaj mungesës së pagave.

Sipas sindikatës, gjatë grevës është kërkuar që të ndërpriten të gjitha aktivitetet e punës dhe të mos zhvillohet asnjë proces i rregullt.

Punëtorët theksojnë se situata është e rënduar dhe kërkojnë nga institucionet përgjegjëse që të ndërhyjnë sa më shpejt për të zhbllokuar pagesat.

Sindikata paralajmëron se nëse problemi nuk zgjidhet, greva mund të zgjerohet edhe në ditët në vazhdim.

Related posts

Sulmi vdekjeprurës në Moskë/ Çfarë dihet për grupin terrorist dhe kush qëndron pas ISIS-K? Raportet me talebanët

admin

Osmani nesër takohet me Stoltenberg në selinë e NATO-s, para udhëtimit në Bruksel ajo takoi komandantin e FSK-së

Muhamet Ramadani

Situatë alarmante në Shqipëri nga vërshimet, qindra të evakuuar deri më tani

RTI