RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryeministri polak, Tusk: Hekurudha Varshavë-Lublin u sabotua me mjet shpërthyes

kryeministri-polak,-tusk:-hekurudha-varshave-lublin-u-sabotua-me-mjet-shperthyes

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk tha se dëmi i shkaktuar dje në linjën hekurudhore Varshavë-Lublin u shkaktua nga një sabotim me përdorimin e mjeteve shpërthyese, transmeton Anadolu.

Në një postim në llogarinë e tij në platformën e mediave sociale të kompanisë amerikane X, Tusk deklaroi se dyshimet e tij më të këqija janë konfirmuar. “Një akt sabotimi ndodhi në linjën Varshavë-Lublin (fshati Mika). Shpërthimi i eksplozivëve shkatërroi linjën hekurudhore”, tha ai.

Tusk thekson se forcat e sigurisë dhe zyra e prokurorit po punojnë në vendngjarje dhe se dëmet janë zbuluar edhe në një pikë më afër Lublinit në të njëjtën linjë.

Sipas mediave kombëtare polake, makinisti i trenit të linjës hekurudhore Varshavë-Lublin rreth orës 7:00 të mëngjesit sipas orës lokale dje vuri re dëmtime në shina dhe e raportoi atë në stacionin qendror.

Pas këtij zhvillimi, pasagjerët dhe ekuipazhi u evakuuan dhe trafiku në linjë u ndal.

Related posts

Vuletiq: Kurti e ka mbytur Vuçiqin, në Serbi preferohen më shumë Thaçi e Haradinaj

admin

Ukraina: Agjentët tanë të kundërzbulimit ka shmangur një antantat të rusëve ndaj presidentit Zelensky

admin

Raisi fillon turneun në Afrikë, kërkon bashkëpunim ekonomik

Muhamet Ramadani