RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Vitia jep detaje lidhur me protezat për invalidët e UÇK-së

vitia-jep-detaje-lidhur-me-protezat-per-invalidet-e-uck-se

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia gjatë raportimit në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike, ka folur edhe për programin e trajtimit të pacientëve jashtë institucioneve shëndetësore publike, ku ka deklaruar se të gjithë invalidët e UÇK-së, do të kompensohen për mirëmbajtjen e protezave të reja.

Vitia theksoi se Ministria e Shëndetësisë ka ndarë edhe 2 milionë e 100 mijë euro, dhe përmes këtij buxheti në tri vitet e ardhshme, asnjë invalidë nuk do të ketë nevojë për shërbime jashtë institucioneve shëndetësore publike.

“Sa i përket invalidëve të UÇK-së shumica e kërkesave për mirëmbajtjen dhe rregullimin e protezave janë bërë në muajin nëntor dhe dhjetor të viti 2-23 përveç dy apo tre kërkesave që janë nga muaji gusht i viti të kaluar. Kur e kemi parë që është i kemi analizuar të gjitha rrugët dhe e gjithë qeveria jo vetëm Ministria e Shëndetësisë ka pasur ndjeshmërinë maksimale që të gjendet një herë e mirë që të institucionalizohet e gjithë proces dhe të shkojë përmes fondit të sigurimeve shëndetësore dhe nga vendimi që kemi marrë para pak ditës në Qeverinë e Republikës së Kosovës të gjitha këto kërkesa janë miratuar, janë në adresime sipër për trajtim jashtë vendit dhe të gjithë invalidët e UÇK-së, do të kompensohen për mirëmbajtjen për proteza të reja të cilat natyrisht është obligim, është më së pakti që mund të bëjmë për këtë kategori por në anën tjetër, MSH-ja në tre vitet e ardhshme ka ndarë edhe një buxhet prej 2 milionë e 100 mijë euro, që këto shërbime përmes një plani të veprimit, nga viti i kaluar me këto investime materiale dhe në shtimin e resurseve njerëzore, këto shërbime mbas tre vite, invalidët e UÇK-së mos të kenë nevojë të dalin nga institucionet shëndetësore publike”, tha Vitia.

Related posts

Shqipëria shpreh solidaritet të plotë me Turqinë pas lëshimit të raketës balistike nga Irani

RTI

Media ndërkombëtare: Axios: SHBA dhe Irani janë afër marrëveshjes për t’i dhënë fund luftës, pengesë vetëm formalitetet!

admin

Kurti deklarohet për veriun: Heqja e barrikadave mund të shkaktojë viktima

admin