RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ministri turk i mbrojtjes: Hetimi i rrëzimit të avionit ushtarak do të zgjasë “të paktën 2 muaj”

ministri-turk-i-mbrojtjes:-hetimi-i-rrezimit-te-avionit-ushtarak-do-te-zgjase-“te-pakten-2-muaj”

Ministri turk i Mbrojtjes, Yasar Guler, tha sot se procesi i hetimit të kutisë së zezë të avionit ushtarak C-130, i cili u rrëzua në kufirin Azerbajxhan–Gjeorgji dhe ku humbën jetën 20 ushtarë turq, do të zgjasë “të paktën dy muaj”, raporton Anadolu.

“Procesi i deshifrimit të kutive dhe sigurimi i gjetjeve fillestare do të kërkojë të paktën dy muaj”, u tha Guler gazetarëve pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave.

“Sipas gjetjeve paraprake, megjithëse jo përfundimtare, pjesa e pasme duket se është shkëputur e para. Pastaj avioni është ndarë në tri pjesë. Këto do të sqarohen me anë të kutisë së zezë”, shpjegoi ministri. Ai shtoi se kutia e zezë aktualisht po analizohet nga Industria Turke Hapësinore (TUSAS).

Related posts

Dimić kritikon Vuçiqin: Serbët e Kosovës u sollën në “kontejner” nga politika e Beogradit

Muhamet Ramadani

​BE: Kosova e rrezikon rrugëtimin evropian, nëse s’e themelon Asociacionin

Muhamet Ramadani

Antony Blinken në Katar me mision për arritjen e marrëveshjes për armëpushim në Gazë dhe për lirimin e pengjeve

admin