RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Qeveria e Gazës: Dhjetëra mijëra tenda të përmbytura, 288 mijë familje përballen me katastrofë

qeveria-e-gazes:-dhjetera-mijera-tenda-te-permbytura,-288-mije-familje-perballen-me-katastrofe

Dhjetëra mijëra tenda janë përmbytur në Rripin e Gazës për shkak të reshjeve të dendura të shiut kohën e fundit, duke lënë 288 mijë familje në kushte të mjerueshme, transmeton Anadolu.

Në deklaratën me shkrim nga zyra e medias e qeverisë së Gazës thuhet se një dramë po zhvillohet në Gaza, ku Izraeli ka kufizuar ndihmën pavarësisht armëpushimit.

Dhjetëra mijëra tenda janë përmbytur pas reshjeve të dendura të shiut, duke lënë 288 mijë familje që jetojnë në kushte të mjerueshme ndërsa nevojiten urgjentisht 300 mijë tenda ose shtëpi të parafabrikuara.

Raportohet se kushtet humanitare janë përkeqësuar më tej për shkak të shkatërrimit masiv dhe humbjes së jetëve të shkaktuara nga sulmet izraelite si dhe reshjeve të vazhdueshme për tre ditë.

Izraeli ka bllokuar hyrjen e ndihmës në Gaza, ku ka kapluar një katastrofë e madhe humanitare. Izraeli vazhdon të bllokojë hyrjen e materialeve të nevojshme për strehim, ngrohje, energji alternative dhe ndriçim që kur marrëveshja e armëpushimit hyri në fuqi më 10 tetor.

“Izraeli përpiqet të imponojë lloje të reja të praktikave gjenocidale që synojnë thellimin e katastrofës dhe po shmang respektimin e protokollit humanitar sipas marrëveshjes së armëpushimit”, thuhet në deklaratë.

Related posts

Izraeli bombardon spitalin në veri të Gazës, numri i përgjithshëm i viktimave arrin në 73.283

Irfan Jahiu

Kancelari Merz përshëndet armëpushimin SHBA–Iran: Objektivi, të negociojmë për t’i dhënë përfundimisht fund luftës

admin

Ministri izraelit i Mbrojtjes: Izraeli nuk do të tërhiqet “asnjë milimetër” nga Gaza

Muhamet Ramadani