RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmetShqipëri

Osmani uron Shqipërinë për hapjen e pesë kapitujve të fundit të negociatave me BE-në

osmani-uron-shqiperine-per-hapjen-e-pese-kapitujve-te-fundit-te-negociatave-me-be-ne

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përgëzuar udhëheqjen e Shqipërisë për hapjen e pesë kapitujve të fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, një moment që ajo e ka cilësuar si historik për shtetin shqiptar dhe për gjithë rajonin.

Në një postim në platformën “X”, Osmani ka shprehur urimet e saj për presidentin Bajram Begaj, kryeministrin Edi Rama dhe qytetarët e Shqipërisë, duke theksuar se ky zhvillim konfirmon angazhimin e palëkundur të Shqipërisë në rrugën drejt BE-së.

“Urime për hapjen e pesë kapitujve të fundit të negociatave me BE-në — një hap historik që e afron edhe më shumë Shqipërinë dhe rajonin tonë me Bashkimin Evropian. Kosova sot feston së bashku me Shqipërinë këtë arritje, teksa vazhdojmë pandalur rrugën tonë drejt BE-së”, shkroi Osmani.

Ajo shtoi se ky progres i Shqipërisë është një mesazh shprese për të gjithë qytetarët e rajonit që synojnë integrimin evropian.

Related posts

Fëmijët ukrainas po ngrijnë në dimrin më të ashpër të luftës, mes ndërprerjeve të energjisë

admin

Trazira në një burg në Itali/ Lëndohen gjashtë gardianë, asfiksohen nga tymi dy të tjerë

admin

Podolyak: Kundërofensiva ukrainase ka nisur prej ditësh

Muhamet Ramadani