RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmetShqipëri

Osmani uron Shqipërinë për hapjen e pesë kapitujve të fundit të negociatave me BE-në

osmani-uron-shqiperine-per-hapjen-e-pese-kapitujve-te-fundit-te-negociatave-me-be-ne

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përgëzuar udhëheqjen e Shqipërisë për hapjen e pesë kapitujve të fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, një moment që ajo e ka cilësuar si historik për shtetin shqiptar dhe për gjithë rajonin.

Në një postim në platformën “X”, Osmani ka shprehur urimet e saj për presidentin Bajram Begaj, kryeministrin Edi Rama dhe qytetarët e Shqipërisë, duke theksuar se ky zhvillim konfirmon angazhimin e palëkundur të Shqipërisë në rrugën drejt BE-së.

“Urime për hapjen e pesë kapitujve të fundit të negociatave me BE-në — një hap historik që e afron edhe më shumë Shqipërinë dhe rajonin tonë me Bashkimin Evropian. Kosova sot feston së bashku me Shqipërinë këtë arritje, teksa vazhdojmë pandalur rrugën tonë drejt BE-së”, shkroi Osmani.

Ajo shtoi se ky progres i Shqipërisë është një mesazh shprese për të gjithë qytetarët e rajonit që synojnë integrimin evropian.

Related posts

Siria arreston një celulë që fshihet pas “bombardimeve terroriste” në Damask

Irfan Jahiu

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Marok

Muhamet Ramadani

Përplasjet e Trump me Papa Leonin XIV, Marko Rubio vizitë në Vatikan dhe Romë për të ulur tensionet për Iranin

admin