RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Policia e Kosovës thirrje drejtuesve të automjeteve për kujdes në trafik

policia-e-kosoves-thirrje-drejtuesve-te-automjeteve-per-kujdes-ne-trafik

Policia e Kosovës ka bërë apel për kujdes gjatë vozitjes dhe përshtatje të shpejtësisë së lëvizjes me kushtet atmosferike.

Apeli i Policisë vije pasi vendi është përfshirë nga reshje të shiut.

Në disa rrugë, lëvizja është vështirësuar për shkak të reshjeve.

“Bazuar në situatën e tanishme ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike dhe reshje të shiut, Policia e Kosovës APELON tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferëve të automjeteve për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me ujë”, thuhet në apelin e PK-së.

Related posts

Austria dëbon tre diplomatë të tjerë rusë të akuzuar për spiunazh

admin

Rritet në 73,326 numri i palestinezëve të vrarë në Gaza

Irfan Jahiu

Trump thotë se do ta shpallë Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-së

Irfan Jahiu