RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Sekuestrohen 600 kg djathë në rajonin e Zubin Potokut

sekuestrohen-600-kg-djathe-ne-rajonin-e-zubin-potokut

Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, gjatë zbatimit të një plani operativ në rajonin e Zubin Potokut, në fshatin Junake, kanë ndaluar një automjet që kishte hyrë në territorin e Republikës së Kosovës përmes vijës së gjelbër / rrugëve të paautorizuara.

Gjatë kontrollit të automjetit është konstatuar se transportoheshin rreth 600 kg djathë, veshmbathje tekstili dhe medikamente, me vlerë të përafërt rreth 7,000 euro.

“Malli është sekuestruar dhe procedurat ligjore janë iniciuar sipas kompetencave të Doganës së Kosovës. Rasti po trajtohet në koordinim me organet hetimore për të përcaktuar të gjitha rrethanat dhe përgjegjësitë e mundshme”, ka njoftuar Dogana e Kosovës.

Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin e kontrabandës dhe mbrojtjen e tregut të ligjshëm përmes veprimeve të koordinuara me institucionet e sigurisë.

Related posts

Rama për planet e dhëndrit të Trumpit: Ofertë me potencial të jashtëzakonshëm

Muhamet Ramadani

Sulmet në veri, policia jep detaje rreth protestave

admin

Nëse Netanyahu fiton përsëri, Izraeli do të bëhet një vend i pajetueshëm

Muhamet Ramadani