RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

MBS: Normalizim me Izraelin vetëm me rrugë të qartë drejt shtetësisë palestineze

mbs:-normalizim-me-izraelin-vetem-me-rruge-te-qarte-drejt-shtetesise-palestineze

Kreu i Arabisë Saudite, princi i kurorës Mohammed bin Salman (MBS), ka deklaruar se Rijadi ishte i gatshëm t’i bashkohej Marrëveshjeve të Abrahamit të administratës Trump për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin, por vetëm nëse sigurohej një “rrugë e qartë” drejt krijimit të shtetit palestinez.

MBS theksoi se Arabia Saudite nuk do të pranojë asnjë marrëveshje normalizimi që nuk garanton të drejtat dhe aspiratat e popullit palestinez për shtetësi dhe pavarësi. Ai shtoi se mbështetja saudite për paqen rajonale është e lidhur drejtpërdrejt me zgjidhjen e drejtë të çështjes palestineze.

Deklarata e tij vjen në një kohë kur përpjekjet ndërkombëtare për normalizim janë shtuar, por Rijadi ka përsëritur disa herë se zgjidhja me dy shtete mbetet kusht themelor për çdo lëvizje diplomatike me Izraelin. /mesazhi

Related posts

NATO riafirmon “gatishmërinë për të mbrojtur aleatët”, pasi neutralizoi një raketë të lëshuar nga Irani drejt Turqisë

Hevzi

Mjeku palestinez rrëfen abuzimet gjatë 45 ditëve të robërisë izraelite

Muhamet Ramadani

Izraeli shton sulmet në jug të Libanit ndërsa dronët fluturojnë mbi Bejrut

Muhamet Ramadani