RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OKB miraton me shumicë dërrmuese të drejtën e palestinezëve për vetëvendosje

okb-miraton-me-shumice-derrmuese-te-drejten-e-palestinezeve-per-vetevendosje

Komiteti për të Drejtat e Njeriut në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së miratoi rezolutën vjetore që riafirmon të drejtën e popullit palestinez për vetëvendosje, pavarësi dhe jetesë të lirë nga okupimi izraelit. Kjo e drejtë u cilësua si e patjetërsueshme dhe e panegociueshme.

Rezoluta mbështetet edhe në opinionin këshillues të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila ka konfirmuar paligjshmërinë e okupimit izraelit dhe ka kërkuar përfundimin e tij pa vonesa.

Në votim, 164 shtete e mbështetën rezolutën, përfshirë Kanadanë, Australinë dhe të gjitha vendet e Bashkimit Evropian. Vetëm 7 shtete votuan kundër, ndërsa 9 abstenuan.

Vendimi vjen në një kohë kur, sipas diplomatëve palestinezë, Izraeli po përpiqet të zgjerojë kontrollin mbi tokat palestineze, veçanërisht në Jerusalemin Lindor dhe në Rripin e Gazës.

Përfaqësuesi i Palestinës në OKB, Riyad Mansour, vlerësoi mbështetjen ndërkombëtare dhe tha se Palestina do të vazhdojë përpjekjet për t’i dhënë fund okupimit dhe për të mbrojtur popullin palestinez nga shkeljet, përfshirë zhvendosjen e dhunshme dhe ndërtimin e vendbanimeve.

Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e forcimit të armëpushimit në Gaza, futjen e ndihmave humanitare dhe përgatitjet për rindërtimin e zonës.

Mansour falënderoi shtetet që votuan pro rezolutës dhe i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të punojë realisht për të garantuar të drejtën e palestinezëve për vetëvendosje, sipas drejtësisë ndërkombëtare dhe vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. /mesazhi

Related posts

Nuk ndalet Rusia, sulmon Kievin me dronë e raketa për afro 5 orë, godet rrjetin energjetik

admin

Në anijen e fundosur në Greqi ishin të paktën 350 pakistanezë

Muhamet Ramadani

Administrata e Presidentit Biden do t’i dërgojë Izraelit një paketë të re ndihme ushtarake prej më shumë se 1 miliard dollarësh

admin