RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

13 të vrarë në sulmin izraelit ndaj kampit të refugjatëve palestinezë në Sidon të Libanit

13-te-vrare-ne-sulmin-izraelit-ndaj-kampit-te-refugjateve-palestineze-ne-sidon-te-libanit

Të paktën 13 persona u vranë nga një sulm ajror izraelit në kampin e refugjatëve palestinezë “Ain al-Hilweh” në qytetin Sidon, në Libanin jugor, njoftoi të martën mbrëma Ministria e Shëndetësisë e vendit.

Në një deklaratë, ministria tha se katër persona të tjerë u plagosën në sulmin që kishte në shënjestër një qendër brenda kampit.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve NNA, drejt qendrës u lëshuan tri raketa.

Ushtria izraelite pretendoi se sulmi kishte në shënjestër anëtarë të Hamasit brenda objektit.

Related posts

Stoltenberg mirëpret zgjatjen e pauzës humanitare midis Izraelit dhe Hamasit

admin

Në Sadovinë të Jerlive të Vitisë u përurua xhamia e re

Muhamet Ramadani

Francë, numri i të papunëve u rrit mbi 3.3 milionë

RTI