RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mucunski takon komisaren Kos: Riafirmuam angazhimin tonë të fortë në rrugën drejt BE-së

mucunski-takon-komisaren-kos:-riafirmuam-angazhimin-tone-te-forte-ne-rrugen-drejt-be-se

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, i cili qëndron për vizitë në Bruksel, ka bërë të ditur se në takimin e tij me komisaren e Bashkimit Evropian (BE) për zgjerim, Marta Kos, ka riafirmuar “angazhimin tonë të fortë në rrugën drejt BE-së”, transmeton Anadolu.

Mucunski në platformën sociale të kompanisë amerikane X tha se komisarja Kos përsëriti “mbështetjen e saj për trajektoren tonë evropiane” dhe përshëndetin “fokusin e vazhdueshëm në reforma pas zgjedhjeve lokale” në Maqedoninë e Veriut.

“Diskutuam reformat e vazhdueshme dhe legjislacionin thelbësor për avancimin e agjendës evropiane. Adresuam sfidat e përbashkëta të sigurisë dhe nevojën për të thelluar bashkëpunimin në siguri dhe mbrojtje”, shkroi Mucunski.

Mucunski qëndron në Bruksel në kuadër të takimit joformal të kryediplomatëve të vendeve të BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor.

Related posts

Shërbeu si komisioner, KE kërkon hetim për Peter Mandelson pas skandalit Epstein! Zyrtari britanik nën ‘lupë’ edhe për rolin si ambasador në SHBA

admin

SHBA – DeSantis paraqit zyrtarisht kandidaturën për president

Muhamet Ramadani

Ministria turke e Mbrojtjes ndan pamjet e emigrantëve të parregullt që shtyhen prapa nga Greqia

admin