RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Trump: SHBA-ja do të punojnë për t’i dhënë fund konfliktit në Sudan me kërkesë të Arabisë Saudite

trump:-shba-ja-do-te-punojne-per-t’i-dhene-fund-konfliktit-ne-sudan-me-kerkese-te-arabise-saudite

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se SHBA-ja do të punojë për t’i dhënë fund konfliktit në Sudan me kërkesë të Princit të Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman, transmeton Anadolu.

“Madhëria e tij do të donte që unë të bëja diçka shumë të fuqishme që ka të bëjë me Sudanin. Nuk ishte në planet e mia të përfshihesha në këtë. Mendova se ishte thjesht diçka e çmendur dhe jashtë kontrollit, por thjesht e shoh sa e rëndësishme është kjo për ju dhe për shumë nga miqtë tuaj në dhomë”, tha Trump në Forumin e Investimeve saudite-amerikane një ditë pasi priti Princin bin Salman në Shtëpinë e Bardhë.

“Do të fillojmë të punojmë për Sudanin”, shtoi ai.

Më 4 nëntor, Shtëpia e Bardhë tha se administrata e presidentit Trump është pjesë e një grupi kombesh që kërkojnë t’i japin fund dhunës që ka shkatërruar Sudanin për më shumë se dy vjet e gjysmë. Nuk është e qartë nëse komentet e Trumpit shënojnë një theks të ri në këto përpjekje.

Ushtria sudaneze dhe paraushtarakët e Forcave të Mbështetjes së Shpejtë (RSF) janë përfshirë në një luftë shkatërruese që nga 15 prilli i vitit 2023. Konflikti ka vrarë mijëra njerëz dhe ka zhvendosur miliona të tjerë.

Deri më sot, RSF-ja kontrollon të pesë shtetet e rajonit të Darfurit në Sudanin perëndimor, ndërsa ushtria ka nën kontroll shumicën e 13 shteteve të mbetura në jug, veri, lindje dhe qendër, përfshirë kryeqytetin e Khartoum.

Related posts

Grupi Wagner planifikon të rekrutojë rreth 30,000 luftëtarë të rinj deri në maj

admin

Shefi i OKB-së për të Drejtat e Njeriut paralajmëron valë të re mizorish në Kordofan të Sudanit

RTI

Të dy në të njëjtën kohë: reagimet e Vuçiçit e Ramës mbi gruan millosheviçiane

RTI