RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OKB: El-Fasher është kthyer në “skenë krimi” pas marrjes së kontrollit nga RSF

okb:-el-fasher-eshte-kthyer-ne-“skene-krimi”-pas-marrjes-se-kontrollit-nga-rsf

Kryeshefi i ndihmës së Kombeve të Bashkuara Tom Fletcher ka deklaruar se qyteti El-Fasher në Darfur të Sudanit është shndërruar në një “skenë krimi” pas marrjes së kontrollit nga forcat paraushtarake RSF.

Sipas tij, raportet nga terreni flasin për vrasje, plaçkitje dhe shkatërrim masiv, ndërsa qindra mijëra civilë mbeten të bllokuar pa ushqim, ujë dhe ndihmë mjekësore.

Marrja e qytetit nga RSF ka përshkallëzuar frikën për dhunë të mëtejshme dhe përkeqësim të krizës humanitare, ndërsa OKB u ka bërë thirrje palëve të ndalojnë menjëherë sulmet ndaj civilëve dhe të lejojnë hyrjen e ndihmave. /mesazhi

Related posts

Përvjetori i lindjes së ish-presidentit Rugova

admin

59 vjet më parë sot, Malcolm X ra dëshmor

Muhamet Ramadani

Gjermani: Sot shënohen 36 vjet nga rënia e Murit të Berlinit

Muhamet Ramadani